Lamtumirë Chelsea

John Terry do të largohet nga Chelsea në fund të sezonit.

Sport

01/02/2016 08:11

Skuadra e Chelseas nuk i ka ofruar kontratë të re kapitenit John Terry dhe ai do të largohet nga blutë në fund të këtij edicioni.

“Do të doja të qëndroja, por klubi po lëvizë në një drejtim të kundërt”, ka njoftuar lojtari.

“Nuk do të mund të luaja për ndonjë klub tjetër në Premierligë. Do të jetë diku tjetër me siguri”, shtoi Terry.

Terry i ka zhvilluar 696 paraqitje për Chelsean, përcjell Lajmi.net.