Lamtumirë Barcelona, Suarez te klubi rival nga La Liga

Denis Suarez do të largohet nga Barcelona duke u transferuar te një rival nga La Liga.

Sport

28/04/2018 12:03

Alcacer, Andre Gomes janë disa nga lojtarët që Barcelona ka afruar nga Valencia dhe operacione të tilla do të vazhdojnë mes të dyja klubeve.

Emri i fundit që do të përfshihet në merkaton e verës është ai i Denis Suarez, i lënë në hije nga Valverde, por shumë i pëlqyer nga Marcelino, i cili punoi me lojtarin te Villarreal.

Pikërisht me këtë trajner, fantazisti spanjoll dha më të mirën dhe në verë me një ofertë 15-18 milionë euro, Barcelona mund ta lërë të lirë që të bashkohet sërish me Marcelinon te Valencia.