Lamtumirë Barcelona, Deulofeu në Serie A

Sulmuesi i Barcelonës, Gerard Deulofeu është i gatshëm të rikthehet në Serie A.

Sport

27/01/2018 09:52

Roma kërkon një përforcim të ri nga Barcelona.Klubi italian është duke i definuar detajet e fundit të marrëveshjes për transferimin e sulmuesit Gerard Deulofeu.Reprezentuesi spanjoll është i gatshëm të rikthehet në Serie A, ku luajti te ekipi i Milanit, përcjell “lajmi.net”.

Roma pret Deulofeun në formë të huazimit me mundësi të blerjes së tij për 15 milionë euro, pas përfundimit të këtij sezoni.

Ardhja e tij është e detyrueshme në rast të largimit të Edin Dzekos, i cili është pranë transferimit në Chelsea. /Lajmi.net/