“Lamtumirë Babi” – Bashkëshortja e njërit nga të vrarët në Malishevë emocionon me reagimin e saj

Arjeta Morina, bashkëshortja e Driton Morinës, i cili humbi jetën tragjikisht pas vrasjes së ndodhur dje në fshatin Gollubovc të Malishevës, ka shprehur dhimbjen e saj përmes një postimi prekës në rrjetet sociale. Në llogarinë e saj në Instagram, Arjeta ka ndarë disa fotografi emocionale të Dritonit, ku ai shihet duke përqafuar dy djemtë e…

Lajme

07/11/2025 13:06

Arjeta Morina, bashkëshortja e Driton Morinës, i cili humbi jetën tragjikisht pas vrasjes së ndodhur dje në fshatin Gollubovc të Malishevës, ka shprehur dhimbjen e saj përmes një postimi prekës në rrjetet sociale.

Në llogarinë e saj në Instagram, Arjeta ka ndarë disa fotografi emocionale të Dritonit, ku ai shihet duke përqafuar dy djemtë e tij, transmeton lajmi.net.

Ajo e shoqëroi një nga këto imazhe me një mesazh të shkurtër dhe të rëndë: “Lamtumirë Babi”, shkruar në Instastory, duke treguar ndarjen e papritur dhe të dhimbshme të bashkëshortit të saj.