Lamtumirë Arsenal, Mustafi gjen skuadër të re në Serie A

Me kualifikimin në Ligën e Kampionëve apo ajo, Milan këtë verë do të punojë intensivisht për të ristrukturuar skuadrën.

Sport

10/05/2019 11:08

Mediet në Itali janë duke shkruar se te Milan do të ketë ndryshime të mëdha në verën e vitit 2019, ku nuk përjashtohet edhe largimi i Gennaro Gatussos.

Përforcime do të ketë në fazën e mbrojtjes, me Shkodran Mustafin emri e ri të shfaqur në listën e dëshirave të Milan.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘Tuttosport’, në numrin e sotëm, që sheh se marrëveshja mes Arsenal dhe Milanit për Shkodran Mustafin mund të mbyllet për 20 milionë euro, përcjell ‘lajmi.net’.

Mustafi nuk është një emër i ri për futbollin italian, i cili gjatë viteve 2012-2014, ka qenë pjesë e Sampdorias, para transferimit te Valencia në La Liga./Lajmi.net/