Lampard u përgjigjet spekulimeve që e çojnë tek Chelsea

Pasi dështoi të promovonte skuadrën e Derby County në Premierligë, Frank Lampard u është përgjigjur spekulimeve që e çojnë atë tek Chelsea.

Sport

27/05/2019 19:59

Së fundmi, ka shumë zëra që e shohin Lampard si trajnerin e Chelsea në edicionin e ardhshëm, pas një sezoni jo të mirë të Maurizio Sarri.

I pyetur për këtë, pas eliminimit të Derby nga Aston Villa, Lampard është përgjigjur shumë thjeshtë.

“Nuk jam i interesuar rreth këtyre spekulimeve. Nuk ka shumë gjasa që do të largohem nga Derby” ka thënë Lampard, transmeton lajmi.net.

“Kam një kontratë dy vjeçare dhe më pëlqen të punojë në këtë vend. Do të shohim se çfarë do të ndoh” ka thënë tutje ish mesfushori anglez.

Lampard ka impresionuar me sezonin e parë të tij si trajner, duke instaluar një lojë fenomenale tek skuadra e Derby County.

Shumë njerëz janë të bindur se ai do ta kryente me përpikmëri punën e trajnerit tek Chelsea. /Lajmi.net/