Lampard shpjegon pse shkoi Tomori tek Milani

Menaxheri i Chelseat, Frank Lampard, ka hedhur dritë në tranferimin e Fikayo Tomori, i cili është rrugës për në Milano për të përfunduar transferimin e tij në Itali.

Sport

18/01/2021 15:28

Frnak Lampard thotë se ajo çka ka ndodhur me Tomorin nuk është diçka jashtë normales, ai vlerësoi lojtarin dhe tregoi se skuadra ka tashmë katër qendërmbrojtës dhe transferimi i tij në ‘San Siro’ do ti shërbejë mbrojtësit për zhvillimin e tij si lojtar, transmeton lajmi.net.

‘Nuk ka diçka gabim këtu, Fikayo është lojtar i ri dhe është duke u zhvilluar, ne kemi katër mbrojtës dhe nuk mund të luajmë me të katër në ndeshje’, tha ai.

‘Ai ndoshta do të shkojë diku ku mund të zhvillohet, dhe ne si klub e mbështesim zhvillimin e tij si lojtar’, tha 42 vjeçari.

Lampard tha se nuk është i sigurt që marrëveshja përmbanë klauzolë që obligon Milanin ta blejë përfundimisht mbrojtësin.

‘Si lojtar i ri, ai ka qenë i mrekullueshëm, nuk e di nuk mund ta konfirmoj detaj,’, perfundoi Frank Lampard./Lajmi.net/