Lampard s’heq dorë nga Mertens, i vihet pas… në Instagram
Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, raportohet se i është vënë pas objektivit të transferimit, Dries Mertens, në Instagram.
Sport
Blutë janë lidhur shumë me sulmuesin e Napolit i cili është jashtë kontratës në klubin italian gjatë verës.
Lampard u përpoq të bënte lëvizjen e tij në dritaren e transferimit të janarit, por klubi nuk ishte i gatshëm ta linte në gjysmë të sezonit.
Sipas të përditshmes italiane II Mattino, përcjell lajmi.net, Lampard tashmë ka hedhur hapat për t’u mbrojtur nga rivalët dhe për të siguruar transferimin e lirë të Mertens.
Pandemia e koronavirusit është vendosur të ketë një ndikim të madh në dritaren e verës, kështu që disponueshmëria e Mertens si lojtari i lirë e bën atë edhe më të dëshirueshëm.
Kësisoj, tekniku anglez ka filluar ta ndjek në Instagram sulmuesin shtatëshkurtër, ndoshta për ta bindur edhe më lehtë. /Lajmi.net/