Lampard: Nuk do të transferojmë këtë lojtar të Man Utd

Frank Lampard ka hedhur poshtë spekulimet në lidhje me një transferim të mundshëm të Angel Gomes te Chelsea.

Sport

30/06/2020 17:59

Mesfushori i talentuar 19 vjeçar nga sot është i lirë, pasi ka dështuar të arrijë një marrëveshje rinovimi me Manchester United.

Ditën e hënë pati raportime që Chelsea do të provojë të bind lojtarin për një transferim në ‘Stamford Bridge’, por trajneri Lampard ka hedhur poshtë gjithçka.

“Unë mund të sqaroj deri në atë pikë sa nuk është përmendur kurrë”, u përgjigj Lampard kur u pyet për transferimin e Gomes, përcjell lajmi.net.

19 vjeçari Gomes, është pjesë e Manchester United që nga viti 2017, dhe deri më tani për skuadrën e parë është paraqitur pesë herë./Lajmi.net/