Lampard në stolin e Chelsea? Drejtuesit e Derby County befasojnë me reagimin e tyre
Legjenda e Chelsea, Frank Lampard, shumë lehtë mund të kthehet në skuadrën ‘blu’ të Londrës, por kësaj radhe në rrolin e trajnerit.
Sport
Ish mesfushori i Chelsea, i cili aktualisht ka nën drejtimin e tij skuadrën e Derby County, ka bërë një punë të jashtëzakonshme në Championship.
Pas punës së mirë të anglezit dhe dështimit në anën tjetër të Maurizio Sarri në stolin e Chelsea, zëra të shumtë kanë thënë se Lampard mund ta zëvendësoj trajnerin italian.
Por, presidenti i Derby, Morris, nuk është shprehur aspak i shqetësuar për këto zëra, duke mos qenë fare i habitur.
“Frank gjithmonë do të jetë i lidhur me Chelsea”, ka thënë Morris për ‘BBC Radio Derby’, transmeton lajmi.net.
“A është ndonjëri i befasuar që shumë njerëz do të interesohen për të, pas asaj që ai bëri këtë sezon? Stili i tij i futbollit ka qenë fantastik” ka thënë tutje shefi i Derby.
Lampard kishte nënshkruar një kontratë tri vjeçare me Derbyn në fillim të sezonit dhe ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm. /Lajmi.net/