Lampard me ‘kokëdhimbje’, Kante mund të mungojë gjatë

Chelsea duhet të bëjë llogaritë pa mesfushorin e tyre kryesor, N'Golo Kante, pasiqë lojtari ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes kundër Manchester United të hënën në kuadër të Premierligës.

Sport

20/02/2020 12:42

Mesfushori ka marrë një goditje në këmbën e majtë kundër Djajve të Kuq, kësisoj ka qenë i detyruar ta lërë fushën e lojës në minutën e 10-të.

Sipas raportimeve mjekësore gërvishtja e pësuar është e shkallës së dytë dhe lojtari mund të mungojë deri në tre javë, transmeton lajmi.net.

Edhe Frank Lampard është i shqetësuar për francezin i cili lëndohet në një fazë kruciale për ambiciet e skuadrës.

Sipas të gjitha gjasave, mesfushori defanziv do të mungojë në derbin londinez kundër Tottenham, e cila zhvillohet këtë vikend dhe në sfidën e parë në Ligën e Kampionëve kundër Bayern.

Gjatë këtij sezoni, Kante ka regjistruar 18 paraqitje, prej të cilave ka arritur të shënojë tre gola. /Lajmi.net/