Lampard me ‘akuza’ për rastin e penalltisë: Ndoshta këtë duhet presësh kur vjen në ‘Anfield’
Frank Lampard nuk ka mbajtur thumbimet pas ndeshjes ndaj Liverpool.

Sport
Skuadra e Everton ka bërë një prej paraqitjeve më të dobëta në Premier League këtë sezon.
Liverpool dominoi secilin aspekt, madje vendosi rekord për posedimin e topit brenda një ndeshjeje në Premier League. Por, kishte një rast diskutabil gjatë takimit.
Anthony Gordon u fut në zonën e Liverpool, ku edhe pati kontakt me Joel Matip, por gjithçka ishte pastër për VAR dhe gjyqtarin. Jo edhe për disa tifozë, e duket se as për Lampardin.
“Nëse e shini reprizën me VAR, ka dyshime”, ka thënë Lampard pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.
“Ndoshta kjo është çfarë duhet të presësh kur vjen këtu (në ‘Anfield’)”, ka shtuar trajneri anglez.
Everton tashmë është në zonën që e bën skuadrën të bie nga Premier League. Ata kanë edhe gjashtë ndeshje për të kthyer gjërat në favorin e tyre. /Lajmi.net/