Lampard konfirmon lajmin e madh: Ja kur kthehet N’Golo Kante

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard ka konfirmuar se N’Golo Kante është në dispozicion për ndeshjen e së martës në Ligën e Kampionëve me Ajax.

Sport

04/11/2019 17:25

Mesfushori francez nuk është paraqitur që nga dëmtimi i ijëve gjatë nxemjeve përpara takimit kualifikues të vendit të tij në Euro 2020 kundër Islandës më 14 tetor.

Pasi humbi pesë ndeshje me ‘Blutë’, ai u kthye në stërvitje të hënën dhe është në konsideratë për vizitën e kampionit holandez Ajax në ‘Stamford Bridge’, përcjell lajmi.net.

Lampard tha në konferencën për medir: “Ai është në skuadër. Duket sikur dëmtimet po pastrohen”.

Trajner i Chelsea, megjithatë, nuk ishte në gjendje të konfirmonte kur Antonio Rudiger mund të kthehej në skuadrën e parë. /Lajmi.net/