Lampard: Jam humbësi më i keq në botë

Frank Lampard është shprehur i zhgënjyer pas humbjes së Chelsea në finalen e Superkupës së Evropës nga skuadra e Liverpoolit.

Sport

15/08/2019 14:46

Trajneri që mori këtë vit drejtimin e Chelsea e ka cilësuar veten humbës i keq.

“Jam humbësi më i keq në botë dhe e urrej këtë”, tha Frank Lampard pas finales së UEFA Super Cup, ku Chelsea i tij u mposhtë 5-4 nga Liverpooli me penallti.

Kjo ishte hera e tretë që Lampard humb në finale të Superkupës së Evropës, pasi një ndjenjë të njëjtë e kishte provuar dy herë si lojtar i Chelsea.

“Mënyra se si ata luajtën, shpirti që treguan, dëshira, kualiteti…. e di që kemi humbur, por kemi fituar besim për sezonin. Treguam se kemi kualitete, por nganjëherë futbolli është edhe fat”./Lajmi.net/