Lampard i bën një kërkesë interesante trajnerit të Francës

Frank Lampard shpreson që Franca të lejojë N'Golo Kante të pushojë gjatë ndeshjeve të kombëtares për të punuar në gjendjen e tij fizike.

Sport

26/08/2019 08:26

Fillimi i Kante në sezonin e ri ka qenë me dëmtime. Mesfushori luajti me një injeksion në gju gjatë finales së Ligës së Evropës në fund të majit dhe ai më pas kaloi pjesën më të madhe të verës në rehabilitim.

Lampard ishte pa Kante për pothuajse të gjithë para-sezonin, por e riktheu atë në pankinë për ndeshjen hapëse të sezonit kundër Manchester United. Kante luajti kundër United dhe dëmtoi kyçin e këmbës, por luajti me probleme gjatë ndeshjes së SuperKupës kundër Liverpoolit dhe një ndeshje në shtëpi kundër Leicester City, përcjell lajmi.net.

Sidoqoftë, ai pushoi në ndeshjen ndaj Norwich.

Kampionët botërorë Franca përballet me Shqipërinë dhe Andorën në kualifikimet e Euro 2020 brenda dy javësh, por Lampard i ka bërë thirrje menaxherit të Les Bleus, Didier Deschamps të lejojë Kante të qëndrojë në Cobham.

“Është e vështirë. Ai ka pasur katër vjet vazhdimisht duke luajtur”, tha Lampard në Carrow Road. “Dëmtimi nga finalja e Ligës së Evropës ka ndikuar në para-sezonin e tij. Pastaj ai lëndoi veten kundër Man United”.

“Ne po mundohemi ta përmirësojmë gjendjen e tij. Sot ishte shumë e dhimbshme. Pushimi ndërkombëtar do të jetë i shkëlqyeshëm në mënyrë që ta gjej rehabilitimin. Do të ishte e shkëlqyeshme për të gjithë nëse Kante qëndron sepse ai ka qenë duke luajtur ndeshje pas ndeshje”, u shpreh anglezi. /Lajmi.net/