Lampard bën Mourinhon: Nuk drejtoj kurrë Tottenhamin
Frank Lampard ka dhënë disa deklarata të forta lidhur me kalimin e tij të mundshëm tek Tottenham Hotspur.
Sport
Vendosja e Jose Mourinho në krye të stolit të Tottenham Hotspur ka nxitur shumë reagime, pasi filluan të kujtoheshin deklaratat e portugezit, të thëna vite më parë.
Gjatë kohës kur Mourinho ishte trajner i Chelsea, ai insistonte se kurrë nuk do të merrte drejtimin e Tottenham, por një gjë e tillë ndodhi.
Kurse, së fundmi, trajneri aktual i Chelsea, Frank Lampard, ka marrë rrolin e ‘Special One’, duke thumbuar atë në një formë.
“Mund të them jo, dhe mund ta përsëritni këtë edhe pas 10 viteve” ka thënë Lampard, i pyetur nëse ndonjëherë do të drejtojë Tottenham, transmeton lajmi.net.
“Nuk do të ndoh” shtoi anglezi.
Lampard po bën një sezon mjaft të mirë me skuadrën e tij, duke u pozicionuar në vendin e tretë në Premierligë. /Lajmi.net/