“Lamborghini mbi ujë”: Kështu do të duket superjahti me 4 mijë kuaj-fuqi

Nëse mendonit se automjetet e lëvizshme të prodhuara nga Lamborghini janë të kushtueshme, prisni deri sa të shihni modelin e saj të fundit.

Auto & Tek

30/06/2020 22:34

Lamborghini është afër prodhimit të një jahti, i cili do të vihet në lëvizje nga një motor V12, e që prodhon deri në katër mijë kuaj fuqi, transmeton lajmi.net.

Jahti do arrijë shpejtësinë maksimale prej 112 km në orë.

Ndër të tjera, firma ka ndërtuar vetëm 63 njësi.

Duke u quajtur si një ‘Lamborghini mbi ujë’, jahti do të ketë një gjatësi prej rreth 20 metrash. /Lajmi.net/