Lamborghini Huracan shfaq një video të shkurtër para debutimit

Në atë që duket të jetë e para e një serie të ngjashme, Lamborghini shpalosi videon e parë ngacmuese për modelin e ri Huracan. Nuk tregohen shumë gjëra në këtë video – një njeri, një makinë, një stuhi. Por, vetë esenca e videos është që t’i ngacmojë adhuruesit e veturave, duke treguar pak dhe duke…

Auto & Tek

28/02/2014 20:04

Në atë që duket të jetë e para e një serie të ngjashme, Lamborghini shpalosi videon e parë ngacmuese për modelin e ri Huracan.

Nuk tregohen shumë gjëra në këtë video – një njeri, një makinë, një stuhi.

Por, vetë esenca e videos është që t’i ngacmojë adhuruesit e veturave, duke treguar pak dhe duke lënë për të imagjinuar shumë.

Zbulimi i këtij modeli do të ndodhë në Geneva Motor Show, me 4 mars.

Madje do të mund ta ndjekim në ‘Live stream’, ku do të jetë i rrethuar me kamera.