Lamborghini Huracan shet 700 njësi ende pa debutuar
Lamborghini e emëroi modelin më të ri në bazë të një demi që njihet për guximin e tij. Ky model, i cili do ta zëvendësojë modelin aktual Gallardo, do të dalë në shitje këtë pranverë. Vetura do të jetë me dy ulëse. Do t’i ketë 610 kuaj fuqi dhe një motor V-10, që do të…
Auto & Tek
Lamborghini e emëroi modelin më të ri në bazë të një demi që njihet për guximin e tij.
Ky model, i cili do ta zëvendësojë modelin aktual Gallardo, do të dalë në shitje këtë pranverë.
Vetura do të jetë me dy ulëse. Do t’i ketë 610 kuaj fuqi dhe një motor V-10, që do të ketë 7 shpejtësi.
Falë motorit të fuqishëm, Lamborghini pretendon se automjeti mund të arrijë shpejtësinë nga 0-60 mph në vetëm 3.2 sekonda. Shpejtësia maksimale do të arrijë deri në 325 mph.
Automjeti do të jetë në dispozicion për 250,000 dollarë, duke e tejkaluar çmimin e modelit aktual Gallardo, i cili është në shitje për 181,000 dollarë. Lamburghini Huracan do të debutojë në Geneva Motor Show.