Lamar Odom ka lënë mijëra dollarë në shtëpinë publike

Lamar Odom ka shpenzuar një pasuri prej 75 mijë dollarë tek Love Ranch South për vetëm tre ditë.

ShowBiz

15/10/2015 21:24

Burimet nga ky vend tregojnë se punëtorët e kësaj shtëpie publike e kanë marrë atë nga shtëpia e tij në Vegas dhe e kanë sjellë aty, një rrugë kjo e gjatë më shumë se 112.000 kilometra.

Kur Odom mbërriti aty, ai zgjodhi dy vajza, të cilat do të qëndronin me të gjatë gjithë kohës.

Lamar e kishte një suitë VIP, dhe e gjithë kjo me dhomën, bordin dhe vajzat , në total i kushtoi 75 mijë dollarë.

Më pas ai është droguar me këto vajza dhe i ka treguar atyre për momente të vështira që po përjeton në jetën e tij dhe pas konumimit të tepërt të drogës dhe pilulave Viagra, atij i është përkeqësuar organizmi, ka rënë në komë dhe tani po lufton për jetën./KlanKosova/Lajmi.net