Lallana dhe Gerrard të gatshëm për Chelsean?
Dy lojtarët kryesor të Liverpoolit, Adam Lallana dhe Steven Gerrard pritet që të jenë të gatshëm për ndeshjen e ardhshme në kuadër të Capital One Cup kundër Chelseas.
Sport
Lallana ka gëzuar tej mase trajnerin e Liverpoolit, Brendan Rodgers, pasi rikuperimi i tij është bërë më shpejtë se që është planifikuar.
Në fillim u raportua se Lallana do të jetë jashtë fushave të lojës për një muaj, mirëpo ai është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës më herët se që është menduar, dhe pritet të jetë i gatshëm për takimin ndaj Chelseas.
Për më shumë, edhe kapiteni legjendar i skuadrës, Steven Gerrard është i gatshëm për këtë takim, pasi ka përmirësuar fitnesin e tij në ditët e fundit të cilat ishin të lira për skuadrën e Brendan Rodgers.