Lakrat e dobishme
Dimri nuk mund të paramendohet pa lakrat. Të freskëta ose turshi, si sallatë apo të mbështjella me mish, lakrat janë pjesë e rëndësishme e kuzhinës. Lakrat janë shumë të shëndetshme dhe kanë elemente interesante për ruajtjen e ekuilibrit biologjik. Lakrat kanë vlerë të ulët kalorike, ndërsa më të shëndetshmet janë lakrat turshi. Ato janë të…

Lifestyle
Dimri nuk mund të paramendohet pa lakrat. Të freskëta ose turshi, si sallatë apo të mbështjella me mish, lakrat janë pjesë e rëndësishme e kuzhinës.
Lakrat janë shumë të shëndetshme dhe kanë elemente interesante për ruajtjen e ekuilibrit biologjik. Lakrat kanë vlerë të ulët kalorike, ndërsa më të shëndetshmet janë lakrat turshi.
Ato janë të pasura me vitamina C dhe përmbajnë materie mbrojtëse, duke ndikuar në parandalimin e shfaqjes së tumorit të gjirit tek femra.
Mjafton një pjesë lakrës për t’i përmbushur nevojat e organizimit. Krahas vitaminës C, lakra është e pasur edhe me vitaminë B, me kalcium, kalium dhe hekur.
Nëse duam ta bëjmë një krahasim, në bazë të studimeve, lakra e kuqe përmban më shumë vitamina sesa ajo me të gjelbra.
Atyre që kanë probleme me tretjen e ushqimit dhe që vuajnë nga mbipesha, u preferohet të konsumojnë sa më shumë lakra.