Lakra jeshile lufton kancerin dhe ndihmon në shëndetin e syve

Lakra jeshile është një perime që përmban shumë elemente të mira.

Lifestyle

04/10/2015 08:30

Në këtë mënyrë ajo na sjell shumëllojshmëri përfitimesh në organizmin tonë. Nëse konsumojmë lakrën shumë probleme shëndetësore do t’i reduktonim, sic është sëmundja e Alzheimer, kolesteroli apo shëndeti i syve. Sistemi imunitar Vitamina C që është në lakër, ndihmon që trupi ynë të luftojë kundër kancerit dhe redukton disa nga simptomat e sëmundjes Alzheimer.

Lakra gjithashtu përmban sulfur, i cili ndihmon në rritjen e sistemit imun të trupit, duke luftuar infeksionet mikrobike. Kapsllëku Lakra është e pasur me fibra dhe bën që trupi ynë të jetë më i fortë.

Ajo ndihmon që trupi ynë të mbajë mjaftueshëm ujë, në mënyrë që të largojë më lehtësisht ushqimin nga zorrët tona. Kjo lë të kuptohet se personi që përdor lakër mund të mos ketë kurrë probleme me kapsllëk, sëmundje kjo që sjell probleme të tjera si: dhimbje koke, kancer gastrointestinal dhe çrregullime të lëkurës.

Kolesteroli

Lakra është e mirë për të ulur nivelin e kolesterolit në trupin tonë. Ne nuk kemi nevojë të përdorim ilaçe të ndryshme, të cilat kanë efekte negative te trupi ynë.

Shëndeti i syve Lakra është shumë e pasur me beta-karotene, që i mban sytë e mprehtë dhe në formë shumë të mirë.

Lakra përdoret në pije të ndryshme që ndihmojnë me glaukomë dhe çrregullime nervore./noa.al/