Lakers gjejnë trajnerin e ri, duket sikur zgjedhje e LeBron James?

Skuadra e Los Angeles Lakers duket se kanë gjetur trajnerin e ri për të zëvendësuar të shkarkuarin Luke Walton.

Sport

05/05/2019 08:29

Pas një marrëveshje të Phoenix Suns me trajnerin e ri Monty Williams, pritet që edhe skuadra e Lakers të angazhojë një trajner të ri.

Raportimet e fundit nga mediet amerikane bëjnë të ditur se është Tyronn Lue ai që do të marrë drejtimin e skuadrës, transmeton lajmi.net.

Lue dhe LeBron James kanë bashkëpunuar edhe më herët, kur palët ishin tek Cleveland Cavaliers, ku së bashku korrën suksese të mëdha.

Skuadra e Lakers ka kontaktuar disa kandidat për postin e trajnerit, ndër të cilët vlen të përmendet organizatori i njohur lituanez, Sarunas Jasikevicius.

Megjithatë, raportet e forta të Lue me LeBron James pritet të jenë çelësi kryesor i marrëveshjes së trajnerit me skuadrën.

Një nga mundësitë tjera që është përmendur gjatë kohës së fundit është edhe Jason Kidd, i cili më parë udhëhiqte skuadrën e Milwaukee Bucks. /Lajmi.net/