Lajmi.net publikon sonte pamjet e reja të rastit të Lulzim Fejzullahut – Çka ndodhi disa minuta para rastit tragjik?
Vrajsa e Lulzim Fejzullahut në Podujevë kishte tronditur opinionin publik para disa muajve. Për këtë rast, tashmë dy persona të mitur gjenden në paraburgim ndaj të cilëve ka filluar gjykimi ku po akuzohen për veprën penale “Vrasje e rëndë”. Gazetari i lajmi.net, Selim Miftari, ka siguruar pamje ekskluzive të cilat do të publikohen sonte në…
Lajme
Vrajsa e Lulzim Fejzullahut në Podujevë kishte tronditur opinionin publik para disa muajve.
Për këtë rast, tashmë dy persona të mitur gjenden në paraburgim ndaj të cilëve ka filluar gjykimi ku po akuzohen për veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Gazetari i lajmi.net, Selim Miftari, ka siguruar pamje ekskluzive të cilat do të publikohen sonte në ora 20:00 në lajmi.net videos, të cilat tregojnë konfliktin paraprak në të cilin ishin të përfshirë të miturit dhe i ndjeri Lulzim Fejzullahu.
Në ato pamje, të rinjtë shihen duke iu afruar me veturë të ndjerit, ku ky i fundit nxjerr një mjet të mprehtë, iu shpon gomën e veturës dhe dyshohet se plagos në këmbë shoferin e veturës (të miturin që tashmë akuzohet për “Vrasje të rëndë”). Disa minuta më vonë nga kjo ngjarje, të miturit do ta godisnin me veturë të ndjerin Lulzim Fejzullahu dhe do ta rrihnin për vdekje. /Lajmi.net/