Lajmi mirë për Milanin, rikthehet Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic është shëruar nga lëndimi dhe do të ftohet me skuadrën e Milanit për ndeshjen kundër Spal.

Sport

30/06/2020 21:14

Sulmuesi suedez kishte pësuar një lëndim në fund të muajit maj, dhe nuk ka mundur të paraqitet për Milanin pas rikthimit të Serie A.

Është trajneri i Milanit, Stefano Pioli,  që të martën ka konfirmuar lajmin për rikthimin e Ibrahimovic, përcjell lajmi.net.

“Ibrahimovic po bën shumë mirë, si është një luan, ai është gjithmonë i uritur”, ka deklaruar Pioli, përcjell lajmi.net.

“Ai pati një stërvitje të mrekullueshme dje, nëse e përsërit atë sot dhe ma bën të qartë të gjithën, pastaj ai do të jetë në skuadër”.

Milan të enjten udhëton për t’u takuar me Spal./Lajmi.net/