Lajmi i mirë për Milanin, lojtari i Veronas ndëshkohet me të kuq pas kësaj ndërhyrje horror

Hellas Verona ka mbetur me 10 futbollistë në fushë pasi Mariusz Stepinski është ndëshkuar direkt me karton të kuq.

Sport

15/09/2019 21:18

Teksa po zhvillohet minuta e 30′ në ndeshjen mes Veronas dhe Milan, rezultati është i barabartë pa gola, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë në minutën e 21′ sulmuesi polak është ndëshkuar me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj mbrojtësit Musacchio dhe pas rishikimit të VAR, gjyqtari vendosi ta përjashtonte nga loja.

Kujtojmë që në këtë ndeshje janë duke luajtur dy shqiptarë për vendasit Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani. /Lajmi.net/