Amir Rrahmani negativ në COVID-19
Amir Rrahmani ka dalë negativ në testin e fundit për COVID-19.

Sport
Lajme të mira vijnë nga Napoli për Kosovën. Amir Rrahmani ka dalë negativ në testet e fundit për Covid-19.
Gjatë ditës, Napoli raportoi se e gjithë skuadra ka dalë negativë në këto testime, duke shtuar se mungojnë edhe dy teste, të cilat janë duke u precesuar.
Shumë media në Itali, raportuan se në testet e munguara është Amir Rrahmani, dhe thuhej se testimi i tij do të jetë pozitiv.
Por është tani Napoli që ka qetësuar të gjithë dhe ka sqaruar gjithçka, duke bërë të ditur se edhe testet që mungonin kanë dalë negativ.
Tani Amir Rrahmanit i duhet leje e posaçme për t’u larguar nga Napoli për t’iu bashkuar Kosovës, dhe FFK do të bëjë të gjitha përpjekjet për ta sjellë për këtë ndeshje./Lajmi.net/