Lajmërohet Lumir Abdixhiku: Kështu projektohet LDK-ja jonë, si parti e parë në këto zgjedhje lokale
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pasur sot një takim pune me kandidatët e LDK-së që garojnë në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Në këtë takim, u diskutuan përgatitjet e intensifikuara të LDK-së për balotazhin dhe mobilizimi i plotë i strukturave në terren. Në njoftimin e LDK-së thuhet se kryetari Abdixhiku…

Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pasur sot një takim pune me kandidatët e LDK-së që garojnë në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Në këtë takim, u diskutuan përgatitjet e intensifikuara të LDK-së për balotazhin dhe mobilizimi i plotë i strukturave në terren.
Në njoftimin e LDK-së thuhet se kryetari Abdixhiku vlerësoi lart entuziazmin dhe energjinë pozitive që po mbizotëron në çdo komunë ku LDK garon, duke theksuar se qytetarët e Kosovës tashmë po e njohin qartë dallimin mes qeverisjes serioze dhe asaj të gabuar.
Kurse Abdixhiku në profilin e tij shkroi se “Çdo energji, çdo fokus, çdo aktivitet i LDK-së në këto ditë do të drejtohet vetëm për LDK-në. Do të drejtohet drejt garave tona; aty ku prijmë, aty ku garojmë, aty ku qytetarët tanë e presin fitoren e LDK-së.Dhe janë plot 9 komuna ku LDK sot garon; me 2 të fituara tashmë.Këtu mbetet puna jonë. Kështu projektohet LDK-ja jonë. Për veten, për kandidatët tanë e fitoret tona. Çështjet tjera periferike, ato të pas humbjeve e protagonizmave kohë-humbëse, do të trajtohen menjëherë pas 9 nëntorit; dhe atë qartë e drejtë”.
Abdixhiku vazhdoi të deklarohet rreth fitoreve që ai parasheh t’i ketë LDK-ja.
“Tani le të fitojmë. Në Prishtinë, Pejë, Fushë Kosovë, Gjilan, Viti, Obiliq, Junik, Dragash, Suharekë. Ju faleminderit, po ashtu të 180 mijë votuesve, përfshirë dhe ata në mërgatë, që po e vulosin LDK-në si parti të parë në këto zgjedhje lokale”./Lajmi.net/