Lajmërohet deputetja Osmani: Çdo ditë jam në Kuvend, jemi në mbrojtje të Kushtetutës

Deputetja e zgjedhur nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ka deklaruar se mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar është mbledhje e zakonshme. Osmani u deklarua shkurtimisht edhe për zhvillimet e djeshme dhe sot në Kuvendin e Kosovës. “Është takimi i grupit parlamentar, natyrisht për zhvillimet e fundit. Sapo të përfundojë takimi do të kemi deklaratë…

Lajme

13/08/2026 13:36

Deputetja e zgjedhur nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ka deklaruar se mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar është mbledhje e zakonshme.

Osmani u deklarua shkurtimisht edhe për zhvillimet e djeshme dhe sot në Kuvendin e Kosovës.

“Është takimi i grupit parlamentar, natyrisht për zhvillimet e fundit. Sapo të përfundojë takimi do të kemi deklaratë të përbashkët”, tha ajo.

E pyetur se pse dje nuk ishin në Kuvend bashkë me PDK e Aleancën, Osmani tha se kanë qenë aty, mirëpo janë në mbrojtje të Kushtetutës.

“Çdo ditë jam në Kuvend. Çdo ditë jam në Kuvend. Edhe sot isha në Kuvend. Ne jemi në përkrahje të mbrojtjes së Kushtetutës, kurse qëndrimet më në detaje do t’i publikojmë sot menjëherë pasi të përfundojë takimi i grupit parlamentar”, tha Osmani.