Lajme të mira për Realin para përballjes me Club Brugge

Gareth Bale mori pjesë në seancën stërvitore të Real Madridit me pjesën tjetër të skuadrës të dielën.

Sport

08/12/2019 17:51

Uellsiani mungoi për ndeshjen kundër Espanyol për shkak të lëndimit, por ai mund të jetë në dispozicion të Zinedine Zidane për udhëtimin e së mërkurës në Club Brugge.

Ndërkohë, Marco Asensio, Lucas Vazquez, Marcelo dhe Eden Hazard vazhduan me rikuperimet e tyre përkatëse nga dëmtimi, megjithëse James Rodriguez ka punuar individualisht.

Lojtarët që u paraqitën në fitoren 2-0 të ‘Los Blancos’ në shtëpi kundër Espanyol realizuan një seancë rikuperimi. /Lajmi.net/