Lajme të mira për Reus, lëndimi e mban jashtë fushave vetëm tri javë – mund të kthehet për Kupën e Botës
Marco Reus nuk do ta humb Kupën e Botës si pasojë e lëndimit. Ylli i Borussia Dortmund ishte në qendër të vëmendjes në dy ditët e fundit, pasi pësoi një lëndim gjatë aktivizimit të tij në Bundesliga. Lojtari doli nga fusha e blertë me ndihmën e lesës dhe shumë tifozë menduan se ai do ta…
Sport
Marco Reus nuk do ta humb Kupën e Botës si pasojë e lëndimit.
Ylli i Borussia Dortmund ishte në qendër të vëmendjes në dy ditët e fundit, pasi pësoi një lëndim gjatë aktivizimit të tij në Bundesliga.
Lojtari doli nga fusha e blertë me ndihmën e lesës dhe shumë tifozë menduan se ai do ta humb Kampionatin Botëror.
Sipas raportimeve të Patrick Berger, Reus do të mungojë vetëm tri javë, përcjell lajmi.net.
Kupa e Botës nuk është në rrezik për lojtarin gjerman, i cili shumicën e turneve me kombëtare i ka humbur si pasojë e lëndimit.
Së fundmi, Reus mori një goditje në kyçin e këmbës. /Lajmi.net/