“Lajme të mira nga Shqipëria”, Leonardo DiCaprio i gëzohet shpëtimit të lumit Vjosa
Leonardo DiCaprio ka publikuar një foto të lumit Vjosa dhe iu gëzua mbrojtjes së tij.

ShowBiz
Aktori i nohur Leonardo DiCaprio tash e një kohë është shumë aktiv me kampanja për mbrojtjen e mjedisit, shkruan lajmi.net.
Së fundi, ai iu bashkua fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe publikoi një foto në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, të shoqëruar me një shkrim të gjatë.
DiCaprio thotë se lajme të mira vijnë nga Shqipëria për mbrojtjen e Vjosës, teksa përmend refuzimin e projektit të digës si dhe njoftimin se zona do të bëhet një park kombëtar.
“Më 25 shtator, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi se projekti i digës Kalivaç u refuzua dhe se zona do të bëhet një park kombëtar”, shkruan ndër të tjera aktori.
Ai i bën thirrje kryeministrit federal të Bosnjë dhe Hercegovinë që të ndërmarrë hapa ligjor për mbrojtjen e lumenjve.
View this post on Instagram
“Ndërsa ne presim që Kryeministri Federal dhe qeveria e tij në Bosnjë dhe Hercegovinë të ndërmarrin hapa ligjor për të mbrojtur lumenjtë e vendit pjesë e ‘Zemrës Blu’ të vendit nga shkatërrimi i mëtejshëm nga hidrocentralet e vogla, ka lajme shumë të mira që vijnë nga Shqipëria. Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës mund të shpëtohet nga zhvillimi i hidrocentraleve”, shton Leonardo.
Kujtojmë që DiCaprio iu bashkua nismës për mbrojtjen e lumit Vjosa kundër ndërtimit të hidrocentraleve, rreth një vit më parë, ndërsa nuk janë të pakta iniciativat e tilla nga ai. /Lajmi.net/
View this post on Instagram