Lajm shumë i keq për Realin, Courtois ka këputur ligamentin e gjurit
Thibaut Courtois ka pësuar lëndim serioz në stërvitje me ekipin. Pak ditë kanë mbetur deri në fillimin e sezonit të ri në La Liga. Të shtunën Real Madridi luan në udhëtim ndaj Athletic Bilbaos, ndeshjen hapëse në ligën spanjolle. Në prag të kësaj ndeshjeje, madrilenët kanë marrë një lajm të hidhur. Bëhet fjalë për lëndimin…
Sport
Thibaut Courtois ka pësuar lëndim serioz në stërvitje me ekipin.
Pak ditë kanë mbetur deri në fillimin e sezonit të ri në La Liga.
Të shtunën Real Madridi luan në udhëtim ndaj Athletic Bilbaos, ndeshjen hapëse në ligën spanjolle.
Në prag të kësaj ndeshjeje, madrilenët kanë marrë një lajm të hidhur.
Bëhet fjalë për lëndimin e portierit të tyre, Courtois.
Sipas raportimit në Spanjë, Courtois po i nënshtrohet testeve mjekësore. Dyshohet se mund ta ketë këputur ligamentin e gjurit. Ai la stërvitjen me lot.
Mbetet të shihet sa gjatë do mungojë për ‘Mbretërit’ belgu./Lajmi.net/