Lajm shokues nga “Football Leaks”: Ramos dështoi në testin e dopingut

“Football Lekas” ka tronditur përsëri botën e futbollit, me lajmet e tyre “bombastike”.

Sport

23/11/2018 18:33

Ata së fundmi pretendojnë se kapiteni i Real Madrid kishte dështuar në testet e dopingut, pas ndeshjes finale kundër Juventus, por nuk ishte ndëshkuar, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi doli pozitiv në një substancë të ndaluar, pas fitores 4:1 në finale, më 3 qershor të 2017-ës.

Sipas “Der Spiegel”, “L’Espresso” dhe medieve të tjera në „Football Leaks“, kjo nuk ishte hera e parë që Real Madrid ka dështuar në testet e dopingut.

Në rast se këto lajme shokuese për botën e futbollit konfirmohen, atëherë UEFA do të pësonte goditje të rëndë.  /Lajmi.net/