Lajm i keq, nervozohet Luis Enrique
Bllokohen negociatat e Barcelonës me futbollistin e Villarrealit, Denis Suarez.

Sport
Sipas “Fichajes.net”, bisedimet kishin filluar gjatë muajit të kaluar, por momentalisht ato janë të bllokuara.
Arsyeja nuk është bërë ende e ditur, por thuhet se palët nuk kanë rënë ende dakord, ani pse Barcelona mund ta përdorë opsionin e ri-blerjes së lojtarit, përcjellë “Lajmi.net”.
Dëshira e Suarez është që të kthehet në “Camp Nou”, por tashmë jo gjithçka varet nga ai.
Një problem tjetër në kompletimin e transferimit është dëshira e Suarez që të ketë minutazhë të konsiderueshme, gjë e cila nuk garantohet nga trajneri Luis Enrique, pasi që konkurrenca është shumë e madhe.