Lajm katastrofal për Barcelonën para fillimit të sezonit të ri

Ende pa filluar mirë sezoni, për Barcelonën vijnë edhe probleme nga infermieria.

Sport

30/07/2018 13:50

Në sfidën ndaj Tottenhamit, në International Champions Cup, Andre Gomes dhe Denis Suarez kanë shfaqur probleme fizike që ndërlikojnë jo pak planet e katalanëve.

Mesfushori portugez do të qëndrojë 2 muaj larg fushave.

Ndërsa ai spanjoll 2-3 javë, por që të dy nuk janë në planet e Valverdes dhe klubi priste oferta për ta.

Të paktën dëmtimi i Gomes e nxjerr lojtarin pothuajse jashtë merkato, ndërsa për Suarezin ka ende ekipe që e duan në huazim në kampionatin spanjoll.