Lajm i trishtë: Ndërron jetë Sahit Jashari, komandanti nga Prekazi i Skenderajt, një nga themeluesit e UÇK-së

Ka ndërruar jetë sot komandanti i UÇK-së, Sahit Jashari, nga Prekazi i Skenderajt. Ai ishte njërit ndër themeluesit dhe ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili që në ditët më të vështira u rreshtua në shërbim të lirisë së atdheut. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë drejtori komunal i Skenderajt,…

Lajme

11/06/2026 22:43

Ka ndërruar jetë sot komandanti i UÇK-së, Sahit Jashari, nga Prekazi i Skenderajt.

Ai ishte njërit ndër themeluesit dhe ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili që në ditët më të vështira u rreshtua në shërbim të lirisë së atdheut.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë drejtori komunal i Skenderajt, Arbër Geci.

Postimi i plotë i Arbër Gecit:

Sot Drenica, Kosova dhe historia e luftës sonë çlirimtare humbën një nga bijtë më të devotshëm të saj.

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Sahit Jasharit, njërit ndër themeluesit dhe ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili që në ditët më të vështira u rreshtua në shërbim të lirisë së atdheut.

Jeta e tij ishte shembull i sakrificës, guximit dhe përkushtimit ndaj kombit. Ai nuk jetoi për veten, por për idealin e madh të lirisë, duke lënë pas një trashëgimi krenarie që do të jetojë përherë në kujtesën e popullit tonë.

Lavdi jetës dhe veprës së Sahit Jasharit!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të.