Lajm i rëndë: Gjendet i vdekur 18 vjeçari që po kërkohej nga Brodi i Shtërpces

Yll Hiseni, 18 vjeçari nga fshati Brod i Shtërpces është gjetur pa shenja jete. Kjo është konfirmuar nga një anëtar i Shoqatës për Kërkim Shpëtim të Kosovës, Florim Neziraj. “Të dashur qytetarë, ju njoftojmë se personi i humbur, tashmë i ndjeri Yll Hyseni nga fshati Brod, e kemi gjetur pa shenja jete”, ka shkruar Neziraj.…

Lajme

11/12/2025 13:46

Yll Hiseni, 18 vjeçari nga fshati Brod i Shtërpces është gjetur pa shenja jete.

Kjo është konfirmuar nga një anëtar i Shoqatës për Kërkim Shpëtim të Kosovës, Florim Neziraj.

“Të dashur qytetarë, ju njoftojmë se personi i humbur, tashmë i ndjeri Yll Hyseni nga fshati Brod, e kemi gjetur pa shenja jete”, ka shkruar Neziraj.

Ai ka falënderuar të gjithë banorët e fshatit dhe Policinë për bashkëpunimin.

“Dua t’i falënderoj të gjithë banorët e fshatit dhe Policinë për bashkëpunimin. Zoti ju shpërbleftë për kontributin që dhatë deri në gjetjen e tij”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/