Lajm i mirë për Real Madridin nga Hazard

9:13 | 20 Gusht 2019

Përforcimi i madh i Real Madridit, Eden Hazard po kthehet më herët nga lëndimi.

Eden Hazard mund të rikuperohet më shpejtë nga lëndimi.

Mesfushori i Real Madridit mungoi në xhiron e parë të La Ligës për shkak të një lëndimi.

Por, e përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se ylli belg pritet të rikuperohet para kohës nga dëmtimi.

Andaj, kjo nënkupton se Hazard mund të debutojë me “Los Blancos” në La Ligë në ballafaqimin me Villarrealin më 1 shtator, duel i xhiros së tretë në La Ligë, përcjell lajmi.net.

Hazard u dëmtua në stërvitje në prag të takimit mke Celta Vigon dhe fillimisht raportohej se do të qëndrojë jashtë fushave për tri deri në katër javë. /Lajmi.net/