Lajm i mirë për Milanin, kthehet Ibrahimovic
Milani ka ftuar Zlatan Ibrahimovicin për përballejen me Spal në Serie A këtë mbrëmje pasi sulmuesi u shërua nga një dëmtim.
Sport
Ibrahimovic ende nuk ka luajtur për Milanin që nga rifillimi i sezonit, por 38-vjeçari u kthye në stërvitje në fund të javës së kaluar.
Ai tani ka qenë i përshtatshëm për të udhëtuar në ‘Ferrara’ dhe madje mund të startojë, siç u sugjerua nga trajneri Stefano Pioli dje, përcjell lajmi.net.
Sidoqoftë, mbrojtësi Leo Duarte është ende duke u rikuperuar nga një problem i kofshëve.
Skuadra e Milanit për SPAL: Begovic, A Donnarumma, G Donnarumma; Calabria, Conti, Gabbia, Theo Hernandez, Kjaer, Laxalt, Romagnoli; Bennacer, Biglia, Bonaventura, Brescianini, Calhanoglu, Kessie, Krunic, Paqueta, Saelemaekers; Castillejo, Ibrahimovic, Leao, Maldini, Rebic. /Lajmi.net/