Lajm i mirë për mërgimtarët: Hapet kufiri Kroaci-Serbi, qarkullimi i lirë drejt Kosovës
Pas disa orësh bllokimi dhe pritjesh të gjata, është normalizuar qarkullimi në pikëkalimin kufitar mes Kroacisë dhe Serbisë. Mërgimtarët tashmë po lëvizin lirshëm drejt Kosovës, pasi autoritetet e të dyja vendeve kanë hapur kufirin dhe kanë lejuar vazhdimin e qarkullimit të automjeteve dhe autobusëve. Kolonat e gjata të krijuara gjatë ditës kanë nisur të shpërbëhen,…
Lajme
Pas disa orësh bllokimi dhe pritjesh të gjata, është normalizuar qarkullimi në pikëkalimin kufitar mes Kroacisë dhe Serbisë.
Mërgimtarët tashmë po lëvizin lirshëm drejt Kosovës, pasi autoritetet e të dyja vendeve kanë hapur kufirin dhe kanë lejuar vazhdimin e qarkullimit të automjeteve dhe autobusëve.
Kolonat e gjata të krijuara gjatë ditës kanë nisur të shpërbëhen, ndërsa pritet që fluksi i madh i mërgimtarëve të vazhdojë edhe në orët në vijim.