Lajm i mirë për Kosovën, lëndohet Sesko

Kosova ka marrë lajme të mira pak para ndeshjeve vendimtare për kualifikimet në Botërorin 2026. Sulmuesi kryesor i Sllovenisë, Benjamin Sesko, ka pësuar lëndim në ndeshjen mes Tottenhamit dhe Manchester Unitedit që përfundoi baras 2:2 dhe me gjasë pritet të mungojë në ndeshjen e së shtunës së ardhshme. Sheshko u inkuadrua si zëvendësues, por pesë…

Sport

08/11/2025 15:49

Kosova ka marrë lajme të mira pak para ndeshjeve vendimtare për kualifikimet në Botërorin 2026.

Sulmuesi kryesor i Sllovenisë, Benjamin Sesko, ka pësuar lëndim në ndeshjen mes Tottenhamit dhe Manchester Unitedit që përfundoi baras 2:2 dhe me gjasë pritet të mungojë në ndeshjen e së shtunës së ardhshme.

Sheshko u inkuadrua si zëvendësues, por pesë minuta para fundit u desh të largohej shkaku i lëndimit.

Kosova do të luajë me Slloveninë më 15 nëntor në Lubjanë. Me barazim, Dardanët do ta blindonin pozitën e dytë dhe siguron plejofin për Botërorin e vitit të ardhshëm.

Tre ditë më vonë, Kosova e pret Zvicrën në Prishtinë.

Zvicra është e para në grup me 10 pikë, shtatë i ka Kosova, tri Sllovenia dhe një Suedia.