Lajm i mirë për Inter, Wernerit i bie çmimi nëse Leipzig nuk fiton Bundesligën
Çmimi i objektivit të Interit, Timo Werner, mund të bjerë në 50 milionë euro, nëse RB Leipzig nuk e fiton Bundesligën.
Sport
Sulmuesi gjerman ka një klauzolë 60 milionë euro, por e cila do të pësojë rënie, nëse RB Leipzig në fund të sezonit nuk kurorëzohet me titullin kampionit.
24 vjeçari po shihet me interes nga Inter, që po e konsideron si një pasues të denjë të Lautaro Martinez.
Çmimi prej 50 milionë eurove do të ishte i arritshëm për Interin, duke shfrytëzuar paratë që do të fitonte nga shitja eventuale e Martinez te Barceona.
Por, vlen të ceket se Interin e pret garë e ashpër për Werner, kur dihet se pas tij po vrapon edhe Liverpool./Lajmi.net/