Lajm i mirë për ekipet e Ligës së Evropës – Sevilla mbetet jashtë garave në Evropë

Sevilla është eliminuar nga të gjitha ligat evropiane këtë sezon. Skuadra andaluziane synonte vendin e tretë në grup të Ligës së Kampionëve, pozitë e cila e dërgon në Ligën e Evropës, ligë në të cilën ata janë shumë të suksesshëm dekadën e fundit, shkruan lajmi.net. Sevilla pësoi sonte 2:1 nga Lens në Francë dhe kësisoj…

Sport

12/12/2023 20:52

Sevilla është eliminuar nga të gjitha ligat evropiane këtë sezon.

Skuadra andaluziane synonte vendin e tretë në grup të Ligës së Kampionëve, pozitë e cila e dërgon në Ligën e Evropës, ligë në të cilën ata janë shumë të suksesshëm dekadën e fundit, shkruan lajmi.net.

Sevilla pësoi sonte 2:1 nga Lens në Francë dhe kësisoj u pozicionuan në vendin e fundit me dy pikë në Grupin B, shkruan lajmi.net.

Frankoëski dhe Filgini shënuan golat e fitores për ekipin francez, ndërkaq për Sevillën realizoi Sergio Ramos. Të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë.

Sevilla është fituese e shtatë trofeve në Ligën e Evropës.

2006, 2007, 2014, 2015, 2016, 2020 dhe 2023 janë vitet kur Sevilla triumfoi në kompeticionin e dytë madhor të UEFA-s./Lajmi.net/