Lajm i mirë për Chelsea, Hudson Odoi afër rikthimit

Skuadra e Chelsea ka pranuar një lajm mjaft të mirë lidhur me Callum Hudson – Odoi.

Sport

01/09/2019 14:59

Tinejxheri i ‘bluve’, Odoi, pritet të kthehet përsëri në fushën e blertë pas vetëm disa javëve, pas një dëmtimi që e mbajti jashtë planeve të Frank Lampard.

18 vjeçari nuk është paraqitur qysh nga muaji prill, kur Chelsea luante 2:2 kundër Burnley.

Gjithsesi, lojtari ka bërë të ditur se rikuperimi po shkon shumë mirë dhe ai është gati për tu kthyer.

“Rikuperimi po shkon shumë mirë dhe unë ndihem mirë” ka thënë Hudson – Odoi për ‘Sky Sport News’, transmeton lajmi.net.

“Shpresoj se unë mund të kthehem pas ndeshjeve të kombëtares. Ne duhet vetëm të shpresoj që gjërat shkojnë sipas planit” ka thënë tutje anglezi.

Skuadra e Lampard ka vuajtur paksa në këtë fillim sezoni në Premierligë dhe rikthimi i Odoi mund të jetë ndihmë e madhe për skuadrën. /Lajmi.net/