Lajm i keq për Milanin, Ibrahimovic nuk do të luajë ndaj Liverpoolit

Nesër përballen Liverpooli dhe Milani.

Sport

14/09/2021 13:56

Milani rikthehet në Ligën e Kampionëve pas shtatë sezonesh mungesë, shkruan lajmi.net.

‘Rossonerët’ do të përballen me Liverpoolin në ‘Anfield Road’ nesër nga ora 21:00.

Gjiganti italian do të ketë një mungesë të madhe në këtë duel pasi nuk do të paraqitet Zlatan Ibrahimovic.

Gazetari Fabrizio Romano ka njoftuar se Ibra nuk do të jetë i gatshëm të parqitet ndaj “The Reds” pasi ka probleme me tendinën e akilit.

Një lajm shumë i keq ky për 39-vjeçarin, që u rikthye pas një lëndimi në fundjavën e kaluar dhe menjëherë gjeti golin duke dëshmuar se ende është në formën e tij më të mirë.

Vendin e suedezit në formacionin e Stefano Piolit pritet ta zë Olivier Giroud. /Lajmi.net/