Lajm fantastik për Chelsean në prag të ndeshjes me Real Madrid, dy yje rikthehen në stërvitje

Skuadra e Chelseat ka mbajtur seancën e fundit stërvitore në Cobham para nisjes për në Madrid, ku të mërkurën luajnë ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Real Madridit. Në këtë seancë stërvitore është parë rikthimi i dy lojtarëve, Mason Mount dhe Thiago Silva, ky i fundit mungoi disa javë shkaku i një lëndimi, shkruan Lajmi.net Kjo…

Sport

10/04/2023 15:22

Skuadra e Chelseat ka mbajtur seancën e fundit stërvitore në Cobham para nisjes për në Madrid, ku të mërkurën luajnë ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Real Madridit.

Në këtë seancë stërvitore është parë rikthimi i dy lojtarëve, Mason Mount dhe Thiago Silva, ky i fundit mungoi disa javë shkaku i një lëndimi, shkruan Lajmi.net

Kjo dyshe pritet të jetë e gatshme për ndeshjen e parë çerekfinale në “Santiago Bernabeu”, takim ky që zhvillohet të mërkuren.

Kujtojmë që një prej të lënduarve të vetëm te Chelsea, tani mbetët sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja./Lajmi.net/