Lajçaku dhe diplomatët amerikanë bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari special i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim me Ndihmës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe Zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, me të cilët ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi. Lajçak, përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se mezi…

Lajme

24/09/2024 22:54

Emisari special i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim me Ndihmës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe Zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, me të cilët ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.

Lajçak, përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se mezi pret të vazhdojmë bisedimet javën e ardhshme në Bruksel.

“Gjithmonë e dobishme për të pasur një diskutim strategjik për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe dinamikën rajonale me Ndihmës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën O’Brien dhe me zv.ndimës Sekratrain Kasanof. Mezi presim të vazhdojmë bisedimet tona javën e ardhshme në Bruksel”, ka shkruar Lajçak.