Lajçak tregon se çfarë diskutoi me Kurtin dhe Osmanin sot

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak ka dhënë detaje nga takimi me kryeministrin Albin Kurti me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Në një postim në Twitter, diplomati sllovak ka thënë se në takim u diskutua rreth procesit të dialogut. “Me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi ne patëm një bisedë të thellë rreth takimit…

Lajme

24/08/2022 23:00

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak ka dhënë detaje nga takimi me kryeministrin Albin Kurti me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Në një postim në Twitter, diplomati sllovak ka thënë se në takim u diskutua rreth procesit të dialogut.

“Me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi ne patëm një bisedë të thellë rreth takimit të nivelit të lartë të javës së kaluar, duke përfshirë lirinë e lëvizjes dhe rrugën përpara për Kosovën përmes dialogut”, ka shkruar Lajçak.

Lajçak ka folur më herët edhe për takimin me presidenten Vjosa Osmani.

“Fillova sot misionin tim të përbashkët me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Escobar në Kosovë me një diskutim thelbësor me presidenten Vjosa Osmani. Ne folëm për rëndësinë e shmangies së çdo tensioni të ri në veri të Kosovës”, shkroi Lajçak.

Kujtojmë se Lajçak dhe Escobar kanë mbajtur këto ditë takime edhe me liderët e partive opozitare. /Lajmi.net/